Search This Blog

Wednesday, January 27, 2016

Ky "Vrasësi i ëmbël"






A dini që ka një vrasës për shëndetin po aq të fortë sa dhe duhani, por që pa vetëdije dhe me kaq ëmbëlsi e konsumojmë gjatë një dite?




Ky vrasës është sheqeri. Studimet e fundit e cilësojnë sheqerin si rrezikun e dytë më të madh për organizmin e njeriut, pas duhanit. Ai është bashkëpunëtor kryesor për krijimin e shtresave të dhjamit.
“E vërteta është se edhe në Shqipëri si kudo në botë shifra e obezitetit te fëmijët i ka kaluar 20%. Kjo vjen si pasojë e kequshqyerjes, gjithashtu edhe nga konsumi i tepër i yndyrnave dhe i sheqerit. Mënyra e jetesës sot sjell në qarkullim përdorimin e lëngjeve me sheqer, përdorimin e ushqimeve me karbohidrate dhe me yndyrna, duke modifikuar peshën e fëmijëve”, u shpreh Petri Hoxha, endokrinolog në QSUT.
Atë nuk e konsumojmë vetëm në mënyrën tradicionale që njohim. Ëmbëltuesit, sheqeri pluhur dhe ai i konservuar janë po aq të rrezikshëm.
Qytetarët shprehen se kanë informacion për rreziqet që krijohen nga konsumi i tepërt i sheqerit, por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të konsumojnë atë në masë të madhe.
Por çfarë duhet bërë për të shmangur këtë rrezik?
“Për mua masat duhet të jenë globale. Duhet t’i kthehemi aktivitetit fizik. Një pjesë e prindërve më kërkojnë këshilla për të shkuar nëpër palestra, por nuk mund të jetë kjo zgjidhja. Fëmijët duhet të shfrytëzojnë ambientet e shkollave, të cilat pasdite duhet të jenë të hapura. Fëmijët duhet të kenë një aktivitet fizik absolutisht të rregullt. Ndërkohë që baza e ushqyerjes është kryesorja mezarzavate, fruta, qumështi dhe nënproduktet e tij”, shtoi endokrinologu, Petri Hoxha.
Në botë thuajse 1/3 e popullsisë është bërë vartëse e sheqerit ashtu sikurse e duhanit.