Pasi të lexoni këtë artikull, ju nuk do t’i hidhni më kockat por do t’i zieni dhe do t’i konsumoni pasi lëngu i tyre është shumë i dobishëm për:
1. Ndalimin e infeksioneve. Infeksionet e shkaktuara nga virusi i gripit dhe i ftohti mund të luftohen me ndihmën e lëngut të kockave. Një studim i kryer rreth një dekadë më parë zbuloi se supa e pulës përmban veti mjekësore që zbusin infeksionet.
2. Promovimin e një tretjeje të shëndetshme. Duke konsumuar lëng kockash, ju do të shpëtoni nga problemet në aparatin tretës. Kjo veti i atribuohet xhelatinës së gjendur në lëngun e kockave e njohur si koloidi hidrofilik. Ky komponent tërheq dhe rrok lëngjet, mes të cilave edhe lëngjet tretëse. Kjo e bën të aftë të suportojë një tretje të mirë.
3. Luftimin e inflamacionit. Aminoacidet e gjendura në lëngun e kockave përfshijnë glicinën, argininën dhe prolinën të cilat kanë veti anti-inflamatore. Arginina ndihmon në trajtimin e sepsis, një gjendje në të cilën i gjithë trupi përfshihet nga inflamacioni. Kurse glycina, përveç vetive anti-inflamatore mund të qetësojë trupin, çka e bën më të thjeshtë të fjeturit natën.
4. Në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve. Kjo veti i atribuohet gjithashtu xhelatinës e cila përmirëson strukturën dhe shkëlqimin e flokëve tuaj dhe garanton rritjen e thonjve pa probleme.
5. Reduktimin e artritit dhe simptomave të tij.Konsumimi i lëngut të kockave redukton dhimbjet e kyçeve dhe simptomat e tjera të artritit. Kjo u atribuohet disa komponentëve të gjendur në kërce të cilat përmbajnë sulfate dhe glucosamine.
6. Zhvillimin e kockave të shëndetshme. Ky lëng ndihmon në forcimin e kockave. Kjo ndodh falë sasive të larta të nutrientëve të gjendur në të, të cilat përfshijnë magneziumin dhe kalciumin.
7. Suportimin e imunitetit. Lënu i kockave përmban sasi të larta mineralesh. Në fakt, është palca e kockave ajo që përmban nutrientë që forcojnë sistemin tuaj imunitar. Kjo ndoshta është arsyeja pse të moshuarit na sugjerojnë të konsumojmë supë kur jemi sëmurë. Sipas një studimi të kryer në Harvard, simptomat e shkaktuara nga çrregullimet autoimune, mund të largohen thjesht duke konsumuar lëng kockash.
8. Shtimin e energjive. Shumë njerëz garantojnë se pirja e lëngut të kockave i bën ata më energjikë. Në vend të kafesë, sodave, ose çdo gjë tjetër me kafeinë, provoni lëng kockash i cili është një alternativë shumë më e shëndetshme.